Moment historik: 1 milion Mazda MX-5 Miata

mazda1

Mazda MX-5 Miata u zgjodh Kerri i Vitit në muejin Mars dhe tash kompania japoneze ka festue nji moment historik – prodhimin e ekzemplarit të 1 miliontë të modelit.

Gjenerata e parë e MX-5 u shpalos më 1989 dhe 27 vjet mbas kerri ka arritë njisinë e 1 miliontë të krijueme më 22 Prill.

Kerri do të shpaloset në “Goodwood Festival of Speed” në Britani të Madhe më 26 Qershor.

“Nga gjenerata e parë deri te gjenerata e katërt aktuale, arsyeja që kemi arritë të vazhdojmë shitjen e MX-5 krejt këto vjet asht për shkak të përkrahjes së madhe të fansave në botë”, ka thanë përfaqësuesi i Mazdas, Masamichi Kogai.

Mazda asht themelue 96 vjet më parë në Hiroshima dhe në vitin 2000 u regjistru në Librin e Rekordeve si Kerri ma i suksesshem me dy ulëse në histori me 531891 njisi të shituna.

Deri më 2011 kompania shiti 900 mijë kerre të tilla.