Mos e hapni kurrë këtë mesazh në Whatsapp

whatsapp-new1

Përdoruesit jo shumë të vëmendshëm të “WhatsApp” janë tue u mashtrue për me shkarkue “WhatsApp Gold”, nji version gjoja ‘ekskluziv’ të aplikacionit, i cili në të vërtetë infekton telefonat mobilë me viruse.

Nji numër përdoruesish të aplikacionit kanë raportue se kanë pranue mesazhe, të cilat nxitin ata me u regjistrue për këtë shërbim nëpërmjet website të WhatsApp Gold, i cili jepet në mesazh, raporton The Independent.

Veçoritë shtesë të aplikacionit (të cilat, simbas mashtruesve, ma herët u janë mundësue vetëm njerëzve të famshëm), përfshijnë aftësinë për me dërgue qindra fotografi përnjiherë, ikona të reja, video thirrje, veçori shtesë të sigurisë dhe opcione shtesë të personalizimit.

Sigurisht, e tanë kjo asht rrenë. Shkarkimi i aplikacionit nga website vetëm e infekton telefonin tuej me viruse.