Mos e humbni: Qe pse nuk duhet me lanë telefonin tue mbushë gjatë natës

Krejt e kemi këtë problem.

Batëritë e telefonave nuk rezistojnë shumë, sidomos tash që janë shpikë lojna si Pokemon Go.

Sigurisht janë të shumtë ata që vendosin me i mbushë gjatë natës.

Por, eksperti Dominic Littlewood thotë se kjo asht gjaja e fundit që duhet ba.

Ai shpjegon se nëse lamë diçka në mbushje për nji periudhë të gjatë kohe, mundet me qenë shumë e rrezikshme.

Kjo, për shkak se, shtohet rreziku për me marrë zjarr.

Ai paralajmëron të kemi ma shumë kujdes, mbasi njerëzit e lanë celularin në mbushje shumë pranë krevetit ose në krevet, tue shtue ndjeshëm shanset për me shkaktue zjarr.