Mos i humbni: Mjetet e preferueme të spiunëve në Luftën e Ftoftë

Aparati fotografik “Minox” ishte ma i domosdoshmi në “kutinë e veglave” të spiunëve gjatë luftës së ftoftë.

Origjinali u prodhue në 1936, por projektimi i tij u zhvillue përgjatë Luftës së Dytë dhe ma tej. Agjencitë e zbulimit në lindje dhe në perendim e përshtatën aparatin fotografik për shkak se ishte i vogël dhe i hollë, dhe lentja e tij e shkëlqyeme, ishte ideale për fotografimin e dokumenteve.

Mikrofilmi ishte gjithashtu shumë ma i kollajtë për me u mshefë, se sa nji copë letër. Disa prej spiunëve ma të famshëm të Luftës së Ftoftë përdorën aparate “Minox”.

Kqyrmi këto pajisje dhe shumë të tjera të përdoruna nga spiunë të ndryshëm në kohna të ndryshme:

minox-1 minox4 minox5 minox6 minox10 minox18

Minox

minox19 minox35