Mos mendoni se i keni të sigurtë Iphone’t, edhe nji iriq mundet me i zhbllokue (video)

Për me i mbrojtë telefonat, ekspertët e sigurisë shpesh herë rekomandojnë nji metodë rezervë autentiteti, por ndoshta nuk e kishin fjalën për iriqin tuej.

Nji video e adhurueshme e publikueme në Instagram, e nji iriqi të quejtun Sashimi, kallxon se qysh krijesa me putrën e tij të vogël arrin me zhbllokue nji telefon iPhone tue e kalue atë me sukses përmes sensorit TouchID.

Ylli i rrjetit social, sigurisht e ban këtë me pak ndihmë nga pronari i tij.

Shkencëtarët paralajmërojnë se skanimi i gjurmëve të gishtave nuk asht aq i sigurt sa mundeni me mendue.