Mos postoni foto të pushimeve në Facebook: Qe çka mundet me ju ndodh!

Nëse jeni me pushime atëherë bani mirë mos me publikue fotografi në Facebook . Kjo e ban ma të lehtë për grabitësit me kuptue se mbrenda shtëpisë tuej nuk ka njeri. Dhe, për këtë ju mjafton me kqyrë Facebook’un.

I tillë asht edhe rasti i nji çifti të moshuemish në Itali, të cilët u nisën me pushime pa imagjinue se dikush mund të futej në shtëpinë e tyne, tue u shkatërrue kështu pushimet e shumëprituna. Grabitësit mbasi kishin pa foto të çiftit në Facebook, ishin bindun që në shtëpi s’kishte njeri dhe kishin vjedhë çdo gja mbrenda saj.

Vjedhja, siç raportohet nga Corriere Della Sera, ka ndodhë në Perugia.