NASA heton asteroidin Bennu, mundet me rrezikue Tokën

Agjencia amerikane e hapsinës, NASA ka nisë para disa ditësh nji hetim lidhun me asteroidin Bennu, që astronomët thonë se mund të jetë nji kërcënim për gjeneratat e ardhshme në Tokë.

Asteroidi me nji diametër ma të madh se naltësia e ndërtesës “Empire State”, u zbulue në vitin 1999 dhe në bazë të përllogaritjes egziston nji mundësi e rrezikshme kalimi në afërsi të Tokës në shekullin XXII.

Edhe pse rreziku për Tokën asht shumë i vogël, NASA ende e konsideron objektin shkambor nji nga asteroidet ma të rrezikshme që njihet.

Anija kozmike e nisun nga NASA ka me arrië në Bennu në Gusht të vitit 2018 dhe ka me ju afrue shumë në vitin 2020, për të mbledhë nji mostër midis 60 dhe 2 000 gramë tue përdorë nji krah robotik, mandej ka me u kthye në Tokë në vitin 2023.

Anija ka me udhëtue ma shumë se 650 milionë kilometra gjatë tanë udhëtimit.