NASA ju gezohet anijes kozmike n’orbitën e Jupiterit mbas 5 vjetëve!

Mbas nji fluturimi 5 vjeçar përreth 2.8 miliardë kilometra, anija kozmike “Juno” e NASA’s ka mbërri në Jupiter dhe asht futë në orbitë me sukses.

The Guardian shkruen se tue përballue pa frigë rrezatimin intensiv dhe nji fushë të gurëve të hapësinës, anija kozmike u futë mbrenda orbitit të planetit ma të madh në sistemin diellor, n’ora 03.18GMT.

Dhoma e kontrollit e NASA’s u gezue në momentin kur Juno u fut n’orbitin e planifikuem të Jupiterit për me studiue planetin ma të madh të sistemit diellor.

Manovra ka qenë tejet e koklavitun, mbasi anija kozmike së pari asht dasht të ngadalësojë dhe pastaj me i fikë motorët në mënyrë që të futet në orbitin e Jupiterit pikërisht në momentin e duhun.

“Juno, mirë së vjen në Jupiter,” tha komentatori i kontrollit të NASA’s, Jennifer Delavan i Lockhed Martin, i cili e ka ndërtue Junon. Në prapavijë shkencëtarët mund të shihen tue u gëzue, duartrokit dhe tue e përqafue njani-tjetrin.

“Jeni ekipi ma i mirë ndonjiherë! Sapo e bamë gjanë ma të veshtirë që NASA e ka ba ndonjiherë,” tha Scott Bolton, hetues parimor i misionit të Juno’s.