NASA kallxon sa rrotullime u kryen për 17 vjet rreth Tokës!

nasa

Stacioni Nderkombëtar i Gjithësisë i ka krye 100 mijë orbitime rreth Tokës mbas 17 vitesh në kozmos, kanë thanë zyrtarët.

Tue qarkullu rreth Tokës për 100 mijë herë, ky stacion ka udhëtue 4.6 miliardë kilometra, që praktikisht asht distanca ndërmjet Tokës dhe Neptunit, ka thanë Agjencia Amerikane e Gjithësisë, NASA.

Tash në këtë stacion punojnë gjashtë astronautë – tre rusë, dy amerikanë dhe nji britanik.

Deri tash, gjithsej 222 kozmonautë kanë qendrue në këtë stacion.

Nji udhëtim rreth Tokës kryhet për 1.5 orë.