NASA: Ky asht mjeti me të cilin keni me udhëtue në hapësinë!

nasahapesina

NASA asht tue e pague nji kompani për me zhvillue nji teknologji, e cila do t’i vendosë njerëzit në gjumë të thellë për me i transportu në hapësinë.

Nji kompani n’Atlanta asht tue e krijue nji dhomë të veçantë, e cila do të jetë pjesë e anijes kozmike që do të udhëtojë për në Mars.

Kjo dhomë ka me i vendosë njerëzit në nji gjendje të thellë gjumi për të udhëtu në hapësinë.

NASA pagoi $500,000 për ta zhvillu këtë teknologji dhe projekti asht pjesë e programit “Konceptet Inovative të Avancueme të Nasa’s”.

Filmat si “Interstellar” dhe “Alien” kanë përdor “ngrimjen në gjumë” si nji menyrë për t’ju mundësue njerëzve që me udhëtue thellë n’univers, në udhëtime që mund të zgjasin me vite.