NASA niset për në misionin që zgjat 7 vjet!

Marrja e nji kampioni nga asteroidi Bennu, ka me qenë misioni ma i ri i Agjencisë Hapësinore amerikane, NASA.

Shkencëtarët shpresojnë se materiali ka me ofrue detaje lidhun me përbamjen e planetëve dhe ka me i permiresue njohunitë mbi lëvizjen e objekteve potencialisht të rrezikshme në sistemin diellor.

Sonda e pagëzueme si “Osiris Rex”, u hodh nga baza në Florida në nji raketë “Atlas” në 19:05 të orës lokale. Kanë me u dasht 7 vjet para se të rikthehet në Tokë me gjahun e saj.

Simbas parashikimeve, sonda ka me zbritë përmes nji parashute në shkretinën e Utah në 24 Shtator të vitit 2023.