NASA zbulon planetin e zjarrtë, i mbuluem krejt me llavë. Viti zgjat 18 orë!

Nji planet me pamje të çuditshme, sikur asht nxjerrë nga filmi Star Wars, asht zbulue kohët e fundit nga teleskopi Spitzer i NASA’s.

Planeti në fjalë asht i mbuluem thuejse krejt me llavë, me temperature rreth 2.500 gradë te Celsit, e në nji pjesë të tij që asht pa llavë arrihet temperatura deri ne 1,100 gradë te Celsit.

Astronomët nga Universiteti Cambridge përdorën teleskopin për me i marrë pamjet e detajueme të këtij planeti, që ndodhet jashtë sistemit tonë diellor dhe që e ka nji ‘botë’ ma të çuditshme.

Planeti asht dy herë ma i madh se Toka dhe rrotullohet aq afër yllit të tij sa nji vit zgjatë veç 18 orë.