National Geographic: Kështu ka me u ba ‘Kijameti’ (video)

National Geographic ka realizue nji dokumentar se qysh ka me qenë fundi i botës.

Përshkruhen tërmete të tmerrshme, të cilat kanë me kaplue dhe kanë me tronditë botën, deri në shkatërrim.

Njerëzit nuk kanë me u paralajmërue paraprakisht për atë që ka me ndodh, ngase gjithçka ka me fillue papritun. Ka me pasë dridhje të forta, si asnjiherë ma parë. Urat kanë me u shemb, muret kanë me u rrxue. Ata që janë nëpër ndërtesa në qytete nuk kanë me pasë kohë për me pshtue. Qindra mija njerëz kanë me mbetë mbrenda mureve të tyne.

Ka me u dokë si nji pafundësi, mirëpo kjo ka me zgjat ma pak se pesë minuta.

Ndërsa, 20 minuta mbasi dridhjet e tokës të kenë ndalue, ka me ardhë ma e keqja.