National Geographic: Ose hartat në botë janë gabim ose Australia…

Ose tana hartat në botë janë të gabueme ose kontinenti Australian nuk asht në atë nivel që e kemi mendue deri tash, shkruejnë mediat ndërkombëtare.

I tanë vendi ka arritë të zhvendoset rreth 2 metra. Mund të mos doket si nji zhvendosje e madhe, por tashma GPS asht tue u kujdesë që të bajë përditësimet e nevojshme, raporton National Geographic.

Hera e fundit që sistemi satelitor i navigimit global asht përditësue ishte viti 1994, kështu që ka kalue nji kohë e konsiderueshme.

Thuejse çdo vit kontinenti ishullor lëviz me 7 centimetër, tue tejkalue çdo tjetër vend të botës.