Ndodh edhe kjo: Paguhen për me pritë në radhë me ble iPhone 7

Tue qenë se radha sa vjen e shtohet në dyqanin Apple në Sydney, fansat e teknologjisë janë rreshtue për të marrë në duert e tyne iPhone 7 e ri.

Por, shumë janë tue e kthye ngjarjen në nji mundësi biznisi, tue u pague për të pritë në radhë jashtë dyqanit në rrugën George, para futjes në treg më 16 Shtator.

Studenti Greg Marton, nga Hungaria, asht i ulun para dyqanit që prej orës 8 të mëngjesit, të ditës së sotme,  pikërisht 24 orë para lëshimit të telefonit ma të ri të Apple. 22 vjeçari tha se po paguhej për këtë, pa e zbulue shifrën.

Ai tha se pa njoftimin nga nji biznismen anonim në faqen e internetit të shpalljeve Airtasker.

x3-1