Ndryshon Horoskopi mbas 2000 vjete, shtohet “Ofiukusi”, sheja e 13’të

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore në SHBA (NASA) ndryshoi horoskopin, për herë të parë në 2000 vjet. Shejat nuk janë ma njisoj si pasojë e efektit lëkundës të Tokës, shkaktue nga forca e gravitetit mes Hanës dhe Diellit në dy mijëvjeçarët e fundit.

Qielli asht ndryshe nga qysh astrologët e lashtë kanë parashikue. Prej tashma nji mueji, yjësitë nuk janë ma të njajtat. Prandaj, 86 për qind e njerëzve deri tash kanë ndjekë horoskopin e gabuem.

Në fakt, janë 13 sheja horoskopi dhe sheja e re nuk asht nji zbulim i ri, mbasi kanë qenë astrologët e lashtë babilonas ata që e kanë ba këtë gja ma parë.

Sheja e 13’të, “Ofiukus”, përfaqëson nji njeri tue kapë nji gjarpën, që njihet kryesisht si “Serpentarius”, apo Mbajtësi i Gjarpnit. Kjo shejë asht përshtatë në shumë kultura, por në thelb mbetet e njajta.

Në mitologjinë greke Ofiukusi identifikohet si Asklepi, doktori apo perendia e mjekësisë, djalë i Apolonit.

Qe horoskopi i ri:

Bricjapi (20 Kallnor – 16 Fror)

Ujori (16 Fror – 11 Mars)

Peshqit (11 Mars – 18 Prill)

Dashi (18 Prill – 13 Maj)

Demi (13 Maj – 21 Qershor)

Binjakët (21 Qershor – 20 Korrik)

Gaforrja (20 Korrik – 10 Gusht)

Luani (10 Gusht – 16 Shtator)

Virgjëresha (16 Shtator – 30 Tetor)

Peshorja (30 Tetor – 23 Nandor)

Akrepi (23 – 29 Nandor)

Ofiukusi (29 Nandor – 17 Dhetor)

Shigjetari (17 Dhetor – 20 Kallnor)

Virtytet e Ofikusit

Nëse keni lindë ndërmjet 29 Nandorit dhe 17 Dhetorit, atëherë i përkisni Ofiukusit.