Në Algjeri hapet klinika për njerëzit që janë të mvarun nga Facebook

facebook.jpg

Në Algjeri asht hapë nji klinikë e veçantë për njerëzit që janë të mvarun nga Facebook. Vendi arab u bashkohet listës së vendeve të shumta që kanë hapë nji klinikë, e cila synon me ndihmue njerëzit me nivel të naltë mvarësie nga rrjeti social.

Klinika private asht hapë në muejin Maj në qytetin lindor të Konstantines dhe ka në përbamje disa specialistë, psikologë dhe trajnues, ban me dije gazeta “The New Arab”.

“Ka nji rrezik të madh në nënvlerësimin e damit që u shkaktohet njerëzve të mvarun nga Facebook, krahasue me ata që janë përdorues të drogave”, deklaroi shkencëtari për Zhvillimin Human, Rouf Boqafa, njiherit drejtor i klinikës.

Algjeria ka rreth 10 milionë përdorues të Facebook, që përban 25 për qind të popullsisë, në nji kohë që shifrat po rriten nga viti në vit në mënyrë të frigshme.