Në këtë vend ndalohet shitja e iPhone!

Kompanisë Apple i asht kërkue me ndalue shitjen e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, në kryeqytetin kinez Pekin.

Gazeta publike Ditari i Popullit, ka raportue se kompania Beili me qendër në qytetin Shwnxhwn në rajonin Guangdong ka akuzuar Apple’n se modelet iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë imitim i modelit të tyne 100C. Për këtë arsye, kjo kompani asht ankue në Zyrën e Patentave të Produkteve në Pekin (BIPO), shkruen Anadolu Agency.

Tue pretendue se modelet 100C dhe iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë pothuejse të njajta, Zyra e Patentave të Produkteve e ka cilësue si të drejtë pretendimin dhe ka vendosë ndalimin e produkteve të Apple në Pekin.