Në Kosovê po hetohet nji rast nga Organizata për Kërkimin e UFO’ve

MUFON, organizata  ma e madhe në botë e fokusueme në kërkime për UFO’s, simbas “Express.co.uk” po e heton nji rast të dyshimtë të shfaqjes së nji mjeti në hapësinën e Lubotenit në Kosovë, që dyshohet me qenë nji UFO.

Gazeta britanike “Express.co.uk” ka raportue për shfaqje të nji mjeti të dyshimtë në hapësinën e Kosovës. Bahet fjalë për nji fotografi të publikueme nga Hiking Njeri, nji organizatë për udhëtime nëpër natyrë.

Por, nji fotograf i cili ka dasht me mbet anonim, simbas Express.co.uk i ka dërgue Rrjetit MUFON, organizatës ma të madhe në botë e fokusueme në kërkime për UFO’s, për me ba nji analizë të matutjeshme.

Fotografia thuhet se asht ba me 25 Tetor, në nji udhëtim në majën e Lubotenit. Por fotografia e shfaqun në gazetën britanike nuk asht gjetë në albumin e “Kosova Hiking Trips” të kësaj date, raporton Insajderi.

ufooo uffo