Në vitin 1930, BBC ban nji raport të pazakonshëm!

Në ditët e sotme nuk mundet me u dokë normale dhe as e imagjinueshme që nji ditë BBC me deklarue se nuk ka lajme.

Por, në fakt kjo ka ndodhë. Më 18 Prill 1930 gjatë atij që duhet të ishte edicioni i lajmeve të orës 16:30 ndodhi pikërisht ajo që nuk pritej.

Moderatori i BBC u shpreh: “Mirëmbrama. Sot asht nji e Premte e mirë dhe lajme nuk ka” tue lanë përshtypjen që asgja çuditënisht nuk kishte ndodhë.

Kështu, në vend të lajmeve, BBC transmetoi për disa minuta muzikë me piano.