Nëse keni Facebook me emnin e tjetër kujt mundeni me u arrestue!

facebook.jpg

Të gjithë përdoruesit e Facebook që krijojnë llogari në emnin e dikujt tjetër, mundet me shkue në burg, simbas udhëzimeve të reja.

Simbas Shërbimit të Ndjekjeve Penale Crown, njerëzit që përdorin rrjete sociale në për me i cenue apo sulmue të tjerët duhet me u dënue, raporton Independent.

Rregullat e reja janë vendos mbasi fotot apo informacionet e publikueme tue u shtir si dikush tjetër në Facebook, mundet me damtue reputacionin e tyne dhe me i turpnue.

Autoritetet thanë se ky ligj asht përgjigje e ndryshimit të natyrës së krimit online.

“Ata që hapin llogari false mendojnë se tue përdorë profile me emnin e dikujt tjetër janë të pakapshëm, por policia mundet me përdorë teknika për me i gjet ato” – shprehet Alison Saunders, drejtore e shkeljeve publike penale.

Sipas Help Center në Facebook “llogaritë mashtruese” nuk lejohen.