Nga gabimi i Facebook, hacker’at kane mujt me hy në llogarine tuej pa fjalëkalim!

Nji hacker mundet me hy në llogarinë tuej në Facebook, pa e dijte fjalëkalimin tuej.

Video ma poshtë e kallxon nji trik, i cili ka lane çdo llogari në Facebook të hapun për hacker’ët kështu tue e ba të mundun qasjen në llogari tue e përdor veç mbiemnin e personit në fjalë.

Anand Prakash, nji inxhinier 22-vjeçar e njoftoi Facebook’un në lidhje me këtë defekt, dhe u pague 10.500 dollarë.

Ky defekt ishte te nji kod 6 shifror, të cilin Facebook u dërgon njerëzve kur ata e harrojnë fjalëkalimin e tyne.

Prakash tha se ky lloj hakimi ishte i hapun për krejt.

Por, lajmi i mirë asht se Facebook e ka rregullue këtë gabim.