Ngritet në qiell mjeti ma i madh fluturues në botë

Me 92 metra gjatësi dhe 45.5 metra gjanësi, ky asht mjeti fluturues ma i madh në planet.

Airlander 10 asht nji mjet hibrid që përdor aerodinamikën për me u ngritë në qiell, ashtu si çdo avion tjetër, por mandej qëndron në ajër me javë të tana nëpërmjet heliumit, si çdo balonë tjetër.

Ushtria amerikane kishte shpenzue 300 milionë dollarë për këtë mjet fluturues që mund të transportonte 10 tonë e që mund të rrinte në ajër me javë, pa asnji njeri në bord. Por, projekti u ndërpre, për shkak të shkurtimeve në buxhet në vitin 2013.

Kompania që e prodhoi, Hybrid Air Vehicles (HAV), bleu sërish vetëm për 300 mijë dollarë atë që kishte shitë për 100 milionë. Mbasi punoi me përmirësime, Airlander 10 u ngrit në fluturim për herë të parë më 17 Gusht, në Britani, dhe gjithçka shkoi me sukses.

1471626979airlander-10-worlds-longest-aircraft_650x400_51458538464 1471627133_airlander-2-Mining-Heavy-Lift