Nike befason me patikat e rralla (video)

Fansat e kanë pritë me padurim hedhjen në treg të patikave “Nike” që lidhen vet. Por, ato nuk kanë me qenë të lira. Kompania e njohun amerikane njoftoi se, kpuca e re sportive “HyperAdapt 1.0” ka me kushtue 720 dollarë.

Dy dyqane të “Nike” kanë me i mbushë raftet e tyne me produktin e ri me 1 Dhetor. Klientët kanë me mujt me i rezervue rezervojnë paraprakisht për m’i provue në kambë patikat e rralla, ose me pritë ma vonë, kur ato të shiten edhe nëpër dyqanet e tjera apo përmes aplikacionit “Nike+”.

Si fillim, i disponueshëm ka me qenë varianti i patikes së mbizotnueme nga ngjyra e zezë, me tapë të bardhë dhe lidhëse të zeza, gri e të bardha, ndërsa nga mesi i Dhetorit duhet me dalë edhe versioni i grisë me shkëlqim (metalizato).