Nji sulm në internet ka lanë pa rrjet faqet ma të mëdha botnore

Rrjetet sociale si Twitter, Spotify dhe mediat e njohuna si New York Times, Financial Times, shoqnitë Visa, ebay e Reddit janë përfshi nga blackout tue iu ndërpre interneti për të paktën 2 orë.

Dyshohet se kjo ka ardhë si pasojë e nji sulmi kibernetik që ka goditë serverat që e kanë bazën në New Hampshire.

Konfirmohet se blackout përfshiu brigjet lindore të SHBA dhe jo Europën.

Mbas të paktën dy orë ndërpremje, interneti u rikthye.