Njiherë provimet, mandej Facebook e Viber: Ky shtet i bllokon rrjetet sociale

facebook.jpg

Etiopia i ka bllokue të gjitha rrjetet sociale në mbarë vendin. Kjo ndalesë erdhi mbasi testet pranuese për universitet ishin publikue online.

Qeveria ka thanë se kjo ndalesë ka qëllim që studentët të fokusohen në mësim për provime dhe të mos hutohen në rrjetet sociale e aq ma tepër të mos kenë mundësi për mashtrime.

Rrjetet sociale që janë mbyllë janë “Facebook”, “Twitter”, “Instagram” dhe “Viber”. Këto rrjete sociale kanë me qenë të bllokueme për disa ditë, deri kur të përfundojnë provimet për pranim në Universitet.