Njihuni me çadrën që ju lajmron në telefon kur ju e harroni atë!

Nëse ndonjiherë ju ka ndodh me ju nxanë shiu në rrugë e ju me qenë pa çadër, ose e keni harrue çadrën në shtëpi, autobus, kafene e në cfarëdo vendi tjetër, kjo ma nuk ka me ndodh. E kjo ndodh falë teknologjisë ma të re.
Jo veç pse asht me ngjyra të ndezuna, por kjo çadër ka me ju dhanë sinjal nëse e harroni. Nji gja tjetër shumë të randësishme që ju tregon kjo teknologji e re asht se a ka me ra shi a jo.
Simbas “Daily Mail”, çadra mundet me parashikue se çfarë moti ka me mbretnue mbas gjysmë ore, tue i përdorë sensorët e saj dhe të dhanat e nji telefoni.
Çmimi i shtitjes me pakicë asht 79 euro.

cadra

cadra2