Nokia asht ‘ringjallë’: Besoni apo jo, telefoni që mban 24 ditë baterinë!

Për krejt nostalgjikët dhe ata që nuk duen e nuk kanë luksin që të qëndrojnë me mbushës me vete gjatë tanë kohës, ja zgjidhja.

Nokia asht ringjallë me nji model të ri. Bahet fjalë për nji telefon që ka aplikacionet bazë, nji shfletues (browser) të thjeshtë Opera Mini, ekran 2.4 polësh, kamera 0.3 megapiksel dhe…Bluetooth.

Tana këto nuk e bajnë interesant dhe tërheqës për tregun, por pika e fortë asht bateria dhe çmimi.

Telefoni mbërrin me nji bateri që zgjat plot 24 ditë kohë bisede dhe me nji çmim prej 30 dollarësh. Problemi; shitet vetëm në Indi.