Nokia gati me u rikthye fuqishëm me 2017

Në Kongresin Botnor të Telefonit që ka me u mbajt në Barcelonë në fund të Frorit pritet edhe kthimi i Nokia’s.

Zana të ndryshëm që qarkullojnë këto ditë flasin për dy smartphone të markës finlandeze.

Telefonat kanë me u përdor nga kinezja Foxconn, të shituna nga Hmd Global.

Zanat e fundit që vijnë nga Kina flasin për nji smartphone Android të cilësisë së naltë, me nji ekran nga 5.2 në 5.5 polsh me rezolucion Quad HD, me kapakë metali, rezistent ndaj ujit, lexues të gjurmëve dixhitale, procesor Snapdragon 820 i Qualcomm dhe fotokamera me lente Carl Zeiss.

Kësaj pajisje ka me ju bashkangjitë edhe nji smartphone ma ekonomik, me procesor Snapdragon 400k, 3GB Ram dhe fotokamera të pasme prej 13 megapiksel.

Mendohet edhe ekzistenca e nji smartphone të nivelit t’ulët, me procesor Snapdragon 200 dhe 1 GB Ram.