Nokia prezenton telefonin 20 dollarësh, keni me u habitë sa e mban baterinë!

Simbas Nokia’s, ky model i ri asht nji plan biznisi për me i tërheqë blemësit që s’kanë pasë ndonjiherë telefon. Ky asht telefoni ma i lirë i ofruem nga kompania deri më sot. Edhe pse, specifikat nuk janë ma të mirat, nëse doni nji telefon veç për thirrje, dhe jo gja tjetër.

Telefoni ka nji ekran me ngjyra të shëndrituna, radio FM, elektrik dore, si dhe shumë gjana të nevojshme. Ajo që të tërheq ma shumë rreth këtij telefonii asht bateria 35 ditore.

Nokia 105 pritet me dalë në Mars ose Prill në tregjet e Kinës, Egjiptit, Indisë, Indonezisë, Nigerisë, Rusisë, Vietnamit, si dhe tregje të tjera në Afrikë, Lindjen e Mesme, Azi, dhe Europë. /tech.al