Nuk keni me besue sa pare fiton Apple për veç nji minutë

Rritja e Apple ndoshta asht ngadalësue, por gjiganti amerikan i teknologjisë ende shet shumë iPhone, dhe ende fiton shumë pare.

Në tremujorin e fundit, Apple ka fitue hiç ma pak se 7.8 miliardë dollarë amerikanë.

Programeri Neal Agarwal ka nxjerrë disa shifra interesante që kallxojnë se çfarë gjiganti asht Apple – dhe se sa pare fiton ai çdo minutë.

Apple çdo minutë shet 395 telefona iPhone, 79 tabletë iPad dhe 31 kompjuterë Mac.

Çdo minutë, gjiganti teknologjik nga California shet 23 orë Apple Watch, 20 tabletë iPad Pro – dhe fiton 390.432 dollarë amerikanë.