Nuk po ju pëlqen iOS 10? Qe qysh mundeni me u kthy në iOS 9!

Përdoruesit e iPhone e kanë mirëpritë sistemin e ri operativ të Apple, i cili simbas kompanisë asht ma i miri ndonjiherë.

Megjithatë, në mesin e emojive të rij, problemeve teknike dhe heqjes së ‘slide to unlock’, shumë përdorues dëshirojnë që të mos ta kishin instalue iOS 10 dhe të kishin qëndrue në iOS 9.

Për fat të mirë, egziston nji trik, i cili i lejon përdoruesit e zhgënjyem që ta kthejnë sistemin e moçëm operativ.

Triku vjen nga David Price me Macworld, i cili i kishte ra pishman që e kishte instalue edhe versionin beta të ios 10.

Simbas tij, për t’u kthye në iOS 9 duhet me ja ba kështu:

1. Bajeni ‘Backup’ pajisjes në iCloud ose iTunes.

2. Merreni nji dosje të quejtun “.ipsw” nga versioni i kaluem i iOS: Kjo dosje përmban krejt atë për çka keni nevojë për instalim dhe mund të gjendet tue shkue në “youruserfolder/Library/iTunes/ dhe në dosjen iPhone Software Updates ose iPad Software Updates.

3. Hapne dosjen “.ipsw2: Lidheni pajisjen me kompjuter, mbane Alt/Option me Mac, ose Shift për PC, dhe klikone butonin Restore.

4. Nëse ka nevojë, shkoni në Recovery Mode: Shkymne pajisjen, sinkronizone në kompjuter dhe mbani shtypun butonin Home derisa ‘Conncet to iTunes’ shfaqet në ekran.