Numri nji i Facebook: Kam me ardhë n’Itali me i takue të mbijetuemit e tërmetit

“Të Hanën e ardhshme kam me qenë në Romë për takimin me komunitetin tonë italian. Italia ka nji vend të veçantë në zemrën time. Shpresoj të kaloj kohë me italianët e goditun nga tërmeti. E di që janë momente të vështira për ata që kanë humbë familjarët dhe shtëpitë e tyne dhe mendimet e mia janë me ta”.

Ky asht postimi i numrit nji të Facebook Marck Zuckeberg mbi tragjedinë e ndodhun në Italinë Qendrore.

Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm që janë solidarizue në rrjetet sociale me zonat e godituna nga tërmeti.