OKB: Hyn në fuqi marrëveshja globale për ndryshime klimatike

Marrëveshja globale për ndryshimet klimatike prej sot hyn në fuqi, tue ba presion ndaj afër 200 vendeve për me fillue zbatimin e planeve për luftimin e emetimit të gaznave të damshëm.

“Ky asht moment për me festue”, tha shefja e Kombeve të Bashkueme për klimë, Patricia Espinosa, dhe ka shtue se “asht, po ashtu, moment pë me kqyrë përpara me synim të qartë dhe gadishmëni të ripërtrime për detyrën e ardhshme”.

Me Marrëveshjen e Parisit parashihet lirimi i ekonomisë botnore nga karburantet e fosileve në gjysën e dytë të këtij shekulli, tue e kufizue rritjen e temperaturës mesatare botnore nën 2 shkallë Celsius./REL/