OnePlus 3 vjen me ekranin 5 inç

OnePlus 3, asht smartofoni ma i ri i cili asht shfaq në tregun mobile i cili tashma asht shfaq në disa rrjedhje që janë ba online.

Së fundmi, në GSMArena janë paraqit edhe disa pamje të reja të modelit të ri të telefonit të kompanisë kineze, të cilat shfaqin ma shumë karakteristika të telefonit.

Në mesin e specifikave që janë përfol asht edhe porti për USB Type-C port, por që në shumicën e rasteve, butonat fizik të telefonit duket se do të mbesin të ngjashme me modelet e kalueme.

OnePlus 3 pritet me ardhë me madhësinë e ekranit prej 5 inç në 1080p, procesorin Snapdragon 820 me 4GB apo 6GB RAM dhe kosto të përafërt me 300 dollarë.