Opel Astra – kerri europian i vitit

Juria prej rreth 60 gazetarëve ka zgjedh Opel Astra’n për “kerrin e vitit n’Europë”, në prag të fillimit të Panairit të 86 Ndërkombëtar të Automobilave në Gjenevë, që asht nji mirënjohje e madhe e kompanive të General Motors n’Europë.

Zgjedhja e Opel Astra’s për kerrin ma të mirë të vitit erdhi në momentin e duhun për prodhuesin nga Detroiti, i cili tashma disa vite ka qenë në humbje financiare kur janë në pyetje operacionet e tij europiane.

Kreu i Opel’it, Karl-Thomas Neumann shprehu kënaqësi për shkak të zgjedhjes, si tha, jurisë më rigoroze në industri.

Tha se modeli Astra nga viti 2015 karakterizohet me dizajnin ma te bukur, asht ma i lehtë, ma i gjanë dhe elegant se paraardhësit e tij dhe se tashma asht shit në 130.000 kopje.

Opel Astra asht shpall kerri ma i mirë i vitit në konkurrencë edhe mes 6 finalistëve tjerë edhe atë modelit Jaguer XE, BMW 7-Series sedan, Audi A4, Mazda MX5, Shkoda Superb i Volvo XC90 SUV.