Padia bombastike e Gjermanisë kundër Facebook!

Kjo asht nji padi bombastike.

Për herë të parë, drejtësia gjermane padit gjigandin amerikan Facebook.

Prokuroria e Munchen, simbas informacioneve të Spiegel, ka paditë gjigantin e internetit mbasi e akuzon për nxitje urrejtje.

Nën akuzë janë themeluesi dhe shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg, drejtuesja e kompanisë, Sharyl Sandberg, shefi për Europën, Richard Allan dhe kolegia nga Berlini, Eva-Maria Kirschsieper.

Në padi thuhet se Facebook ka tolerue thirrjet për vrasje, kërcënime, dhunë, mohimin e Holokaustit dhe të tjera vepra kriminale.

Facebook asht i detyruem që me i heqë përmbajtjet e paligjshme nga ana e tij, kur merr dijeni për diçka të tillë.

Por, në padi paraqitet nji listë me raste, kur sipërmarrësi nuk i ka fshi materialet e urrejtjes, edhe pse asht njoftue.