Paret në rrezik, asht rikthye programi që vjedh nga bankomati

Kriminelët kibernetikë janë në gjendje me i përdor bankomatet që me vjedh pare nga depozituesi i bankës e me i shtue ma vonë te llogaritë e tyne.

Kriminelët kibernetikë, jo vetëm që egzistojnë, por specializohen për me u ba gjithnji e ma shumë të aftë dhe mbi të gjitha edhe ma t’rrezikshëm.

Simbas nji studimi të “Kaspersky Lab”, ma s’mbrami asht rikthye nji virus i quejtun Skimmer, i zbuluem fillimisht në vitin 2009 tue qenë i programi i parë që ka pas si synim bankomatet.

Tash, mbas 7 vjet qetësie, kriminelët kibernetikë kanë fillue me përdor sërish këtë program.

Por, qoftë kriminelët, edhe programi ka evolue, çka përban këtë herë nji rrezik ma të avancuem për bankat dhe klientët e tyne në mbarë botën.