Password’i ma i sigurt në botë!

Kërkuesit e universitetit të Binghamton’it, në New York, kanë krye nji studim që mundet me ndryshue sistemet e sigurisë në të ardhmen.

Simbas shkencëtarëve, mbasi kqyrim nji objekt çfarëdo, truni i secilit prej neve lëshon valë me frekuenca aq unike, sa janë të pangatërrueshme me ato të dikujt tjetër. Ndryshe nga shejat e gishtave dhe retina e synit, valët e trunit nuk munden me u kopjue apo me u marrë nga keqdashësit.

Për shkak se, për me i identifikue frekuencat e trunit nevojiten pajisje të sofistikueme, studiuesit nuk presin që sistemi i tyne me u përdorë së shpejti për masën, por shpresojnë me ofrue shërbimin për objekte të sigurisë së veçantë.