Pentagoni: Kështu ka me qenë bota mbas 30 vjetësh

Me parashikue t’ardhmen, e aq ma tepër se qysh ka me qenë bota tre dekada ma vonë, në nji periudhë paqartësish dhe pasigurish si këto të vjeteve të fundit, asht nji sfidë më vete.

Por, ka nga ata që e bajnë dhe që munden me u quejt edhe ekspertë për këtë. Ekspertët e DARPA’s (Defense Advanced Research Projects Agency), agjenci e ngritun në vitin 1958 e që punon për llogari të Pentagonit, folën për Business Insider.

Pra qysh ka me qenë bota në vitin 2045?

Me gjasë, robotët dhe inteligjenca artificiale kanë me i transformue rrajësisht nji pjesë të madhe të industrisë, avionët e telekomanduem kanë me u nis me u përhapë gjithnji e ma shumë tue u hedhë nga sektori ushtarak edhe në atë civil dhe makinat autonome kanë me na na lehtësojnë jetën.

Këto janë disa nga parashikimet e lehta, që munden me mbërri shumë ma herët se sa ky vit, tue pa zhvillimin e secilit sektor vjetet e fundit, ndaj ekspertët e DARPA’s shkojnë edhe ma tutje.

“Imagjinoni nji botë ku të kontrolloni shumicën e gjanave vetëm me mendim?! Po sikur me kontrollue aktivitete të ndryshme në shtëpinë tuej tue përdorë vetëm sinjalet e trunit, apo të komunikoni me miqtë apo familjen tuej vetëm me përdorimin e aktivitetit nervor të trunit tuej?”, thotë Justin Sanchez, nji neuroshkencëtar dhe drejtor i Zyrës së Teknologjisë Biologjike në DARPA.

Tue ditë se sot truni mbetet ende organi ma misterioz i trupit të njeriut dhe shkencëtarët pohojnë vetë se dinë shumë pak mbi të dhe mënyrën se qysh funksionon, me ndodhë parashikimi i Sanchez për tre dekada doket i pamundun.

Por, vetë neuroshkencëtari i Pentagonit asht shumë optimist.

“DARPA asht tue punue me neuroteknologjinë dhe ka disa eksperimente futuristike, si implanti i trunit për me kontrollue gjymtyrë prostetike”, thotë ai.

Vetëm javën e kalueme, DARPA kallxoi me krenari njanin prej këtyne eksperimenteve, ku nji njeriu të paralizuem i dha për herë të parë ndjesinë e prekjes tue përdorë teknologjinë e implantit në tru.

“Mbas 30 vitesh unë parashikoj nji botë që na as nuk kemi me qenë në gjendje që me i njoftë materialet që na rrethojnë”, thotë ajo.

DARPA parashikon revolucion në marrëdhanien njeri-makineri inteligjente, marrëdhanie simbas parashikimit të ekspertëve kanë me u thjeshtue dhe lehtësue gjithnji e ma shumë jetën e njeriut.