Pepper, roboti që kupton ndjenjat e njerëzve!

Pepper asht roboti i krijuem nga Bruno Maisonnier, nji francez i cili në vitin 2005 lidhi nji marrëveshje me nji kompani të quejtun Aldebaran me objektiven për me ndërtue nji robot i cili do t’u lehtësonte jetën njerëzve.

Pepper asht roboti i parë i cili i kupton ndjenjat njerëzore dhe reagon ndaj tyne.
Ai kushton 8.000 dollarë, për pronarët privatë dhe 16.000 për pronarët e bizniseve, mbasi që ka nji punë ma të ndërlikueme.

Roboti posedon tri kambë, të cilat i ndihmojnë atij me lëvizë në çfarëdo drejtimi që të dëshirojë pa u ngatërrue nëpër gjana.

Pepper mund t’ju dhurojë përqafime dhe mund ta vërejë se kur jeni e lumtun dhe kur e mërzitun dhe me reague në bazë të kësaj tue ja rikthye disponimin.