Për këtë arsye, kurrë mos e lëshoni klimën sapo të hyni në kerr

Shoferë të shumtë nuk e pranojnë rrezikun që u kanoset, e na ju shpjegojmë pse nuk duhet me lëshue klimën sapo keni hy në kerr.

Arsyeja pse përnjiherë mbasi të hyni në kerr nuk duhet me lëshue klimën asht e natyrës natyrore, për të mirën e shnetes. Kur kerri asht i parkuem në të ftoftë, prodhon midis 400 dhe 800 miligramë benzenë. Benzeni, që njihet edhe si benzola, asht lang pa ngjyrë me aromë të ambël, e cila lehtë tretet në ujë dhe përzihet me ajër. Pos kësaj, ndizet shumë shpejt.

Përdoret për prodhimin e plastikës, eksplozivit, ngjyrës, por edhe si tretës. Në temperatura të nalta të jashtme, sasia e prodhimit të tij në kerr arrin edhe deri 4.000 miligramë, rreth 40 herë ma shumë se sa simbas rregullave lejohet. Kjo don me thanë se, nëse mbas hymjes në kerr dritaret janë të mbylluna, na thithim sasi të madhe të benzenës, dhe kështu damtojmë veshkat, mëlçinë dhe eshnat.

Ma e keqja asht se trupi ynë nuk mundet me heqë qafe këtë substancë helmuese nga organizmi dhe nji pjesë e madhe mbetet mbrenda në organizëm. Shtrohet pyetja se çfarë me ba? Para se me hy në kerr, lini derën hapun apo hapni xhamin dhe pritni për 2-5 minuta. Mbas kësaj mundeni me lëshue klimën.