Për vendet e BE’s, prej ketij mueji bien tarifat e roaming e prej 2017’s hiqen krejt

Sa herë që dalim jasht vendit telefoni kthehet në roaming.

Por kjo ka me ndryshue me 15 Qershor 2017, ku tarifat roaming kane me u heq përgjithmonë mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Për me finalizue procesin ligjor të nevojshëm, Komisioni Europian e ka fillue një këshillim publik prej 26 Nandorit 2015. Ky këshillim synon me mbledhe informacion për me përcaktue atë që quhet “Politika e Përdorimit të Drejtë të shërbimeve Roaming”.

Çmimet e nalta të roaming kane qenë gjithnji “kërcënim” për biznismenët. E për këtë, Komisioni Europian adoptoi nji bazë ligjore për nji “Kontinent të Lidhun: Ndërtimi i nji tregu të vetëm telekomunikacioni”.

Në tetor të 2015’s, Parlamenti Europian votoi në për heqjen e tarifave roaming në Qershor të 2017’s. Kështu konsumatorët kane me pague jasht vendit njajt si në vendin e tyne.

Por nga ky muej, tarifat roaming kane me qenë edhe ma t’ulëta, ku çmimet janë: 0.05 Euro për minutë, 0.02 Euro për sms dhe 0.05 Euro për MB.