Përdhunohet dhe djeget menaxherja e Google

Pak ditë mbasi çika vajza e nji heroi të 11 Shtatorit në SHBA u gjet e vrame, mbasi ishte përdhunue, nji tjetër rast i randë trondit Shtetet e Bashkueme.

Nji menaxhere në kompaninë Google nga New York, u zhduk mbasdite, derisa ishte nisë për me vrapue.

Vanessa Marcotte u gjet e vdekun dhe simbas të dhanave të para, ajo asht përdhunue dhe trupit i asht vnu flaka.

Ajo ishte pranë shtëpisë së nanës së saj në Masaçusets, kur u zhduk në male, shkruen The Sun, transmeton Rrokum.TV.

Karina Vetrano, Ally Brueger dhe Vanessa Marcotte, po vraponin kur u sulmuen fizikisht, u përdhunuen dhe u vranë.

Kjo ka ngritë pikëpyetje nëse bahet fjalë për nji vrasës serial.

Të treja janë zeshkane, vajza të gjalla dhe plotë jetë, me nji karrierë të kënaqshme.

Megjithatë njana asht qëllue me armë, tjetra asht mbytë, kurse të tretës i asht vnu flaka.

3-95 4-95 6-93

11-67

Police Investigating Death Of Jogger In Princeton, Mass.