Përdoruesit tmerrohen nga kjo e re e Instagram

Zana të ndryshëm folin për nji komandë të re të Instagram, e cia ka me dërgue njoftime atij që i bani fotot screen shot. Dhe njerëzit janë tmerrue për këtë, shkruen The Independent.

Por, megjithatë mos u shqetësoni. Asht vetëm nji konfuzion. Kur Instagram lansoi lajmin e tij për “fotot që zhduken”, ku ju i çoni foto të tjerëve dhe ato zhduken mbasi i kanë pa, tha: “Shkoni direkt në kamera për me ba foton ose videon, dhe mandej shtypni shigjetën që me dërgue në mënyrë private.

Ndryshe nga mesazhet e tjera Direct, këto foto dhe video zhduken nga inbox i miqve tuej mbasi ata i kanë pa. Dhe mundeni me pa nëse ata ju janë përgjigjë apo i kanë ba screenshot”.

Por, duheni me dijtë se kjo nuk don me thanë që Instagram i dërgon njoftime personave kur bani screenshot fotove normale dhe që përfundojnë në newsfeed’in e përdoruesve.