Përfundimisht s’ka ma kaseta VHS

Nëse krahasohet me nji DVD, videokaseta sot nuk asht gja tjetër veçse nji dinosaur i epokës analoge, por në vitet ’80 ishte mjeti kryesor për regjistrimin e videove dhe për me pa filma në shtëpi.

Epoka e lavdishme e VHS’ve (Video Home System) ka mbarue prej kohësh, por tash ajo mundet me u konsiderue përfundimisht e mbyllun.

Grupi japonez “Funai Electric”, që prodhonte video-regjistrues, VCR (Video Cassette Recorder), ka ba me dije se ka me vazhdue me punue deri në fund të Gushtit dhe mandej ka me i mbyllë dyert, tue u kthye edhe ai në nji copëz të historisë.

Vendimi i “Funai Electric” ka ardhë jo veç si pasojë e ranies së klientelës, por edhe për mungesën e pjesëve përbamëse.