Pesë vjet pa Steve Jobs

Pesë vjet ma parë, pak javë mbasi i kaloi drejtimin e kompanisë mbasardhësit të tij Tim Cook, gjeniu vizionar i Apple, Steve Jobs ka me u shue nga nji tumor në pankreas.

Intuitat e tij sollën nji kapitull të ri në historinë e informatikës, dhe kulti i tij asht ma i gjallë se kurrë mes fansave në të gjithë botën. Sot Apple asht nji nga shoqnitë ma të mëdha në botë dhe me nji vlerë mjaft dominuese në treg.

Por, në të njajtën kohë rritja e kompanisë po ngadalësohet dhe përballet me mjaft shqetësime të s’ardhmes, me shitjet e iPhone dhe iPad në ranie dhe Apple Watch nuk ka qenë nji produkt i suksesshëm. Simbas analistëve të ndryshëm, Apple nuk asht ma ajo e dikurshmja dhe doket se paska mungue mendja e gjeniut të saj për të sjell në treg produkte të shituna.

Kujtimi i Jobs lundron në rrjetet sociale dhe në faqen e Apple, ku i asht dedikue nji faqe “Remembering Steve” (Në kujtim të Steve), që mbledh në kohë reale tana postimet e fansave.