Pikëpyetjet e sulmit mbi Yahoo: Kush asht prek dhe kush qendron mbas sulmit!

Kompania Yahoo thotë se hakerat i kanë vjedh informacione për rreth 500 milionë përdorues, në atë që mund të cilësohet nji prej sulmeve ma të medhaj kibernetikë në histori.

Hakerat kanë vjedh informacione personale, përfshi emna, e-maile por edhe pyetjet e sigurisë dhe përgjigjet.

Sulmi ka ndodh në vitin 2014, por asht ba publik tash.

FBI ka konfirmue se po heton këto pretendime.

Kompania Yahoo thotë se ky asht nji sulm i sponsorizuem shtetnor.

Se cili shtet aludohet se qendron mbas këtij sulmi, nuk dihet.

Megjithatë disa media kanë spekulue se sulmi asht i ngjashëm me disa sulme të kryeme nga hakerat rusë.

Pikëpyetjet mbeten të mëdha.

BBC pyet se përse nji shtet asht i interesuem me ndërmarrë nji sulm të tillë.

Kompania thotë se nuk janë vjedh passwordet apo të dhanat për pagesat online, çka asht e randësishme.

Por përse kompanisë ju desh kaq shumë me konfirmue shkallën e vjedhjes.

Përse hakerat kanë tentue që të shesin të dhanat e vjedhuna?

Përse u desht kaq shumë që t’u thuhej përdoruesve që duhet me u mbrojtë?

Kompania Verizon, që e bleu Yahoo në Korrik, thotë se ka mësue për këtë problem para pak ditësh.

Verizon e bleu Yahoo për 4.8 miliardë dollarë.