Pixel dështon në raport me iPhone 7

Pixel, smartphone i Google mundet me shitë 20-30 herë ma pak se rivali i tij iPhone 7 i Apple. Të paktën, kështu thonë analistët e Digitimes Research, simbas të cilëve pajisja e publikueme javën e kalueme, mundet me shitë 3-4 milionë copë mbrenda 2016.

Ai vjen në dy përmasa, normali prej 5 polësh dhe XL prej 5.5 polsh, dhe asht nji telefon i projektuem tanësisht nga Google, ‘mbrenda e jashtë’, pamvarësisht se nga ana materiale asht krijue nga HTC. Kontrolli i Google në hardware dhe software bashkë me adoptimin e nji teknologjie të naltë dhe nji çmim prej 650 dollarë, e bajnë ktë pajisje nji konkurrente natyrale të iPhone. Shitjet, megjithatë, nuk i afrohen atyne të telefonit të Apple, që vlerësohen rreth 80 milionë njësi.