Po sikur iOS 10 të ishte kështu?

Tue ndjekë traditën, Apple ka me prezentue versionin e ri iOS 10 gjatë WWDC, që ka me u mbajtë këtë muej. Informacionet që kemi për sistemin e ri iOS janë me të vërtetë pak, por nji grup i fans’ave ka imagjinue se si mundet me qenë iOS 10 dhe ka realizue nji koncept me të vërtetë interesant.

Përmirësimet kryesore kanë të bajnë me funksione shtesë në Lock Screen, për me ofrue mundësinë për me kontrollue motin ose për me aktivizue zilen e mëngjesit pa pasë nevojë me zhbllokue pajisjen. Edhe dritarja e njoftimeve asht rikqyrë, me ngjyra që ndryshojnë në bazë të aplikacionit.

Nji tjetër risi, që ka me i pëlqye sigurisht tanve, ka të bajë me mundësinë për me i ndryshue ngjyrat e sistemit iOS, nji funksion që ka me u integrue mirë me Night Shift.